Kristiano Ronaldo kapet në Londër. Po ikën nga Real Madrid?
Duket se Ronaldo po e braktis Madridin. “Ylli” portugez i Real Madrid, Cristiano Ronaldo është fotografuar këtë fundjavë në Londër. A po rikthehet ai në Premier Ligë? Janë mediat britanike që të gjitha në kor po bëjnë këtë pyetje. Sipas “The Sun”, ai ka zhvilluar një takim sekret në një restorant pranë stadiumit “Stamford Bridge”. Ai shoqërohej nga dy truproja dhe nga një person tjetër. “Edhe pse mbante syze dielli, munda ta shquaja se ishte ai” – tha një dëshmitar. Arsyet e kësaj vizite mbeten të paqarta.

KOHA JONË SONDAZH

