Kriteret e UEFA-s për licencimin, FSHF takime me drejtuesit e klubeve

Sektori i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka realizuar këto ditë takime të njëpasnjëshme me Presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore, që do të aplikojnë për të marrë një licencë nga UEFA. Pjesë e këtyre takimeve informuese dhe shpjeguese kanë qenë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku. Takimet u zhvilluan javën që lamë pas, duke nisur me Apoloninë dhe përfunduan ditën e djeshme me klubin e Laçit.

Këtë vit, rregullorja e licencimit të klubeve të Superiores, është përafruar me rregulloren e UEFA-s për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Gjatë takimeve, klubet janë njohur me të gjitha kriteret që duhet të plotësojnë në mënyrë që të pajisen me licencën e UEFA-s: kriterin sportiv, infrastrukturor, kriterin administratë-personel, kriterin ligjor dhe kriterin financiar. Theksi u vu në plotësimin e dokumentacionit për plotësimin e katër kritereve të para, që është edhe pjesa më voluminoze. Kriteri financiar mbetet më i rëndësishmi, pasi ka disa klube që ende kanë probleme në detyrimet e prapambetura karshi të tretëve, individëve të veçantë dhe tatimeve. Çdo informacion për kriterin financiar do të duhet të raportohet online.

Për katër kriteret e para, afati i brendshëm është 31 janar 2021. Të gjitha klubet duhet të depozitojnë dosjet dhe dokumentet e protokolluara pranë Sektorit të Licencimit në FSHF. Për kriterin e fundit afati i brendshëm është 28 shkurt 2021, ndërsa afati përfundimtar është 31 mars 2021. Në prill, ekspertët e kritereve do të përpilojnë raportet dhe në mes të muajit, Komisioni i Licencimit do të japë vendimin përfundimtar për dhënien ose jo të licencës, një klubi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e enjte, Sektori i Licencimit do të zhvillojë sërish një takim me të gjitha klubet dhe do t’u kërkojë të plotësojnë dokumentet sa më shpejt të jetë e mundur. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur në dispozicion të klubeve të gjitha burimet për t’i ndihmuar në këtë proces.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?