Kriza e Juventusit, Sarri justifikohet me pak alternativa në stolin e rezervave
Maurizio Sarri ndezi alarmin pas humbjes së finales së Kupës së Italisë ndaj Napolit, duke gjetur edhe fajtorët. “Në këtë moment nuk mund të tregojmë më shumë, shumë futbollistë nuk gëzojnë një formë të mirë”. Alternativat në stol ishin një justifikim për strategun e ekipit torinez, i cili ka shumë mungesa. Një nga pikat e forta të kampionëve të Italisë, por kthehet në një nga më të dobëtat.
Po të shohësh listën e futbollistëve që ishin të gatshëm në finalen e “Olimpicos”, do të gjejmë Szczesny, Pinsoglio, De Sciglio, Rabiot, Rugani dhe të rinjtë Muratore, Olivieri, Vrioni dhe Zanimacchia. Një përbërje futbollistësh që me siguri mund të ndryshojë edhe mendimin e Jurgen Klopp: “Ky Juventus ka përbërjen më të fortë që kam parë në karrierën time”.
Pavarësisht kualitetit të grupit, një problem i madh është edhe kondicioni fizik që është dukshëm përtej pritshmërive, si dhe dëmtimet e shumta. Sarri për momentin duhet të bëjë pa të dërmuarit, Gonzalo Higuain, Merih Demiral dhe mbi të gjitha pa kapitenin Chiellini. Një lider karizmatik, i cili i jep shpirt ekipit për të kaluar momentet më të vështirë.
Mungesa e alternativave do të jetë një problem, të cilin duhet ta zgjidhë Paratici në javët në vijim, sigurisht duke menduar për sezonin tjetër. Tashmë në dispozicion janë vetëm 23 futbollistë, teksa ekipi ka nevojë për të bërë një revolucion të vërtet në grupin e lojtarëve edhe në aspektin e moshës. Sarri ka në dispozicion një ekip me një mesatare shumë të lart, vetëm Galatasaray është me keq se ata, me moshën 30,7 vjeç.
Fajtor për këtë situatë mund të cilësohet edhe vetë trajneri Sarri, i cili vendosi që të largonte Emre Can në mesin e sezonit, duke preferuar mesfushorë të tjerë para tij. Gonzalo Higuain, që ishte një tjetër zgjedhje e tij për ta mbajtur, ka zhgënjyer totalisht, duke u kthyer në ditët e tij më të zeza dhe larg bomberit që ai pretendonte se kishte në ekip. /Rozalb Lika-Koha Jone/