Kroacia shkon falë penalltive në çerekfinale, portieri Livakovic dhuron spektakël (VIDEO)

Kroacia shkon në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi mori një fitore vetëm falë serisë së penalltive, ndërkohë që koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Japonezët do të ishin të parët që do shënonin. Në minutën e 43-të, Daizen Maeda përfitoi nga një rrëmujë në zonën e kroatëve, për të shtyrë topin në kuadrat.

Kroacia do të reagonte menjëherë në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 55-të, Ivan Perisic kërcen mjaft mirë brenda zonës duke shënuar një gol të bukur me kokë.

Më pas të dyja skuadrat duket se u pajtuan me këtë rezultat dhe dueli do të shkonte në kohën shtesë. Kjo ishte ndeshja e parë që shkoi në kohën shtesë dhe me penallti në Katar. Në serinë e 11-metërshave, portieri kroat Livakovic dhuron spektakël duke pritur 3 penallti, për t’i dhuruar skuadrës së tij kualifikimin, ndërkohë që Kroacia humbi një penallti.

 

SHKARKO APP