Kroos befason: Bayerni klubi më i fortë në botë, shëndeti i lojtarëve në rrezik
Toni Kroos i thotë gjërat “troç”, pa u menduar dy herë. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Marca”, mesfushori gjerman adresoi çështje të ndryshme, që lidhen me ngjarjet aktuale, por edhe me të kaluarën.
“Për momentin, Bayern Munich është skuadra më e fortë në botë. Nuk kam dyshime, e di se çfarë do të thotë kjo, sepse Real Madridi ka qenë për vite me radhë. Bavarezët Ligën e Kampionëve. Nëse fitoni atë titull, jeni skuadra më e mirë. Në fakt, ata fituan gjithçka sezonin e kaluar, kanë një ritëm tjetër. Ne duhet të pranojmë që ka skuadra më të mira se ne për momentin.
Reali Madrid është klubi më i mirë në botë. Fillimisht doja të qëndroja në Mynih, pastaj patëm disa konflikte. Në atë moment, Ancelotti më telefonoi dhe më tha se më donte në ekip. Më tej, vendimi nuk ishte i vështirë. Unë kisha gjithë besimin e tij dhe ky qe çelësi për ta filluar mirë, pa presion. Kjo sigurisht më ndihmoi.
Mesazhi për FIFA-n dhe UEFA-n? Kam frikë se mund të krijojnë një kompeticion tjetër. Por, ata duhet të kuptojnë se shëndeti i lojtarëve është në rrezik. Zhvillimi i ndeshjeve kaq shpesh na lodh dhe nuk është mirë për lojtarët. Mendoj se nuk është e nevojshme të shtrydhemi kështu”, deklaroi Kroos.