Kroos: Futbollistët vështirë se mund të tregojnë prirjet e tyre në publik

Toni Kroos ka shprehur hapur qëndrimin e tij në lidhje me pranimin e futbollistëve me pritje homoseksuale në futboll. Sipas mesfushorit të Real Madridit, individë të tillë mund të përbuzen nga shoqëria nëse e shfaqin në publik.

“Unë mendoj se të gjithë duhet të jemi në liri të plotë, por nuk e di nëse do të këshilloja një futbollist aktiv që të deklarojë hapur se është homoseksual. Shumë fjalë përdoren në fushë dhe nuk e di nëse do të përfundonte duke u fyer dhe keqtrajtuar. Besoj se një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë shpejt”, tha fillimisht Kroos për revistën “GQ”.

Më pa ai foli për dallimet mes kulturës gjermane dhe asaj spanjolle: “Spanjollët janë më të relaksuar dhe besoj se unë jam bërë një person më i qetë. Jam një fans i përpikmërisë. Arritja e 10 minutave me vonesë, është përpikmëria këtu. Kur shfaqem tri minuta para, unë zakonisht jam i pari, ndërkohë që në Gjermani do të isha i fundit. Spanjollët kur të takojnë shpesh puthen dhe përqafohen, ndërkohë që unë nuk jam i tillë. Jam pak gjerman në këtë aspekt, por kjo nuk do të thotë se nuk i vlerësoj të tjerët. Në fushën e lojës rrallë herë jam nervozë”, u shpreh futbollisti gjerman.

SHKARKO APP