Kroos: Messit i duhen b** për të ardhur te Real Madridi!

E ardhmja e Lionel Messit mbetet e dyshimtë, pasi kërkoi largimin nga “Camp Nou”. “Pleshti” nuk u paraqit në trajnimin parasezonal këtë javë, as në testimin e koronavirusit të dielën, pasi beson se një klauzolë në kontratën e tij tani është aktive, duke e bërë lojtar të lirë.  Kroos nuk mund ta imagjinojë që Messi të bëhet shokë ekipi me të te Reali.

“Unë nuk mendoj se do të vijë te Real Madridi, nëse duhet e përjashtoj kategorikisht këtë mundësi. Për të qëndruar në Spanjë, pra të vijë te Real Madridi, i duhen bo**.

Unë mendoj se vështirë në botën e futbollit, dikush mund ta imagjinojë Barcelonën pa Messin. Ka shumë të ngjarë të jetë Pep dhe Manchester City, habitati i ardhshëm i Messit.

Nëse një lojtar si ai nuk luan më në ekipin rival, mund të imagjinohet që nuk e konsiderojmë si diçka domosdoshmërish të keqe. Largimi i Messit do të thotë që Barcelonës do t’i mungonte një armë totale”, u shpreh Kroos.

SHKARKO APP