Kroos: Nëse Bundesliga nuk mbyllet, asnjë kampionat nuk do të mundet

Toni Kroos beson se e ardhmja afatshkurtër e futbollit varet nga ajo që ndodh në Gjermani. Bundesliga është kampionati i parë që do të zbresë në fushë gjatë pandemisë së Covid-19, ndërkohë që La Liga planifikon të rinisë në qershor.

“Këtu, të gjithë kanë përshtypjen se nëse në Gjermani nuk do të mund të përfundojë kampionati, askush nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë. Gjermania kishte numrat më të mirë (më të ulët) të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi. Nëse ata nuk do të mund ta mbarojnë Bundesligën, kush mund ta bëjë këtë? Jam i sigurt që të gjithë do të ndjekim atë që ndodh me kampionatin gjerman”, u shpreh Kroos.

Real Madrid u rikthye në stërvitje këtë javë për herë të parë pas dy muajsh. “Ne u stërvitëm në shtëpi prej një kohe të gjatë. Tani kemi filluar që të nisim përgatitjet prej 4-5 javësh”, konfirmoi mesfushori gjerman. /R.Lika-Koha Jone/  

SHKARKO APP