Kroos shuan shpresat e Chelsea
Zëvendësimin që bëri Carlo Ancelotti përballë Chelsea, nuk i pëlqeu Toni Kroos. Trajneri i Real Madrid ndërhyri çerek ore përpara fundit, ndërkohë që skuadra e Tuchel kryesonte 0-2, duke futur Eduardo Camavinga në vend të gjermanit.
Dalja nga fusha e zemëroi Kross, i cili shfryu ndaj Ancelottit. Ky i fundit ka sqaruar gjithçka me 32-vjeçarin, çështje të cilën e mbylli përfundimisht me një buzëqeshje.
“Nuk u ofendova nga gjesti i tij, ai ishte i inatosur me trajnerin dhe jo personin tim. Folëm ballë për ballë dhe zgjidhëm gjithçka, nuk ka asnjë problem mes nesh. Toni, përveç aspektit sportiv, është një person me nivel të lartë. Gjithçka përfundoi pas ndeshjes”, deklaroi Ancelotti.