Krotone shokon Juven me një gol “alla Ronaldo”, Napoli 4 pikë larg “Zonjës” (VIDEO)

Juventus ndalet në mënyrë surprizuese nga Krotone në transfertë 1-1, duke hapur garën për titullin. Napoli tashmë është 4 pikë larg nga Napoli, i cili ndërkohë ka fituar ndaj Udinezes.

Bardhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 17-të me Aleks Sandron, i cili mori një asist brenda zonës nga Dugllas Kosta. Reagimi i Krotones erdhi në pjesën e dytë, teksa Simi imitoi Kristiano Roonaldon me një goditje me roveshatë.

Napoli ka fituar me përmbysje ndaj Udinezes, në një ndeshje që u mbyll në shifrat 4-2. Insinje, Albiol, Milik dhe Toneli ishin autorët e golave për ekipin e Sarrit, ndërkohë që për Udinezes shënuan Jakto dhe Ingelson, në të dyja rastet ishin gola që kaluan bardhezinjtë në avantazh momental. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?