Kryeqyteti feston sot titullin, Etika dhe Kupa mbajnë “peng” Tiranën

Tirana feston sot titullin e 25-të në histori, një titull që askush nuk e diskuton, bardheblutë me meritë arritën majën e futbollit shqiptar por ky është vetëm fillimi. Kryeqytetasit nuk dëshirojnë të ndalen këtu, kërkojnë të mbyllin këtë vit jubile me dopjetën e famshme.

Kupa është kthyer në një obligim edhe si pasojë e ngjarjeve të fundit që trazuan jo pak klubin. Bardheblutë mbetet në pritje të vendimit që do të marrë Komisioni i Etikës, mbetet e hapur një teme e nxehtë ku dyshohet për trukim dhe manipulim rezultati.

Tirana kërkon të largoj këtë njollë të zezë, këtë dyshim që rëndon shumë dhe mund të ketë pasoja të mëdha, gjithnjë nëse akuzat arrijnë të vërtetohen. Kupa është paragjykuar shpesh si një trofe aleancash e kompromisesh, pikërisht për të rrëzuar çdo aludim të mundshëm, Tirana kërkon të fitoj me çdo kusht këtë trofe, në finale i sfidon Teuta. Një pjesë e mirë e të ardhmes se klubit, duke nisur nga Egbo e shumë të tjerë do të vendosën pikërisht pas Kupës dhe Shqipërisë dhe mbi të gjitha pas vendimit që do të marrë Komisioni i Etikës.

 

SHKARKO APP