Kryeredaktori i “France Football”: Dembele fitoi me një diferencë të madhe pikësh, nuk kishte garë

Çmimi më prestigjioz individual në futboll, Topi i Artë 2025, ka shkuar për Ousmane Dembele, dhe sipas kryeredaktorit të France Football, Vincent Garcia, fitorja ishte e qartë dhe pa asnjë dyshim.

Në garën finale, Dembele la pas Lamine Yamalin, por Garcia theksoi se votimi nuk ishte aspak i ngushtë: “Nuk pati garë. Ousmane e fitoi me një diferencë të madhe votash. Në të gjitha kontinentet, ishte një fitore e qartë dhe autoritative”, u shpreh ai pas ceremonisë në Paris.

Fitorja e francezit ka ngjallur reagime të forta, sidomos nga kampi i Lamine Yamalit. Babai i tij, Mounir Nasraoui, deklaroi se ky rezultat ishte “dëmi më i madh moral për futbollin”, duke pretenduar se Yamal ishte “lojtari më i mirë në botë sezonin e kaluar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në moshën 28-vjeçare, sulmuesi i Paris Saint-Germain bëhet francezi i gjashtë që fiton Topin e Artë, duke hyrë në një listë elitare emrash legjendarë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Raymond Kopa (1958)

Michel Platini (1983, 1984, 1985)

Jean-Pierre Papin (1991)

Zinedine Zidane (1998)

Karim Benzema (2022)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?