Kryeredaktori i ”Quotidiano Sportivo” shkarkohet pasi quajti bullafiqe tre harkëtare

Kryeredaktori i një gazete sportive italiane u shkarkua sot, pasi vendosi një kryetitull që ofendonte tre harkëtare në LO, të cilat humbën medaljen e bronzit në garën e gjuajtjes me hark.

Titulli i gazetës “Quotidiano Sportivo” ishte “Treshja e bullafiqeve për pak mund të arrinte një mrekulli olimpike”.

Kreu i grupit mediatik, “Poligrafici Editoriale” kërkoi falje në një deklaratë publike, pasi gazetat e përditshme, “Quotidiano Sportivo” (QS) dhe “Il Resto del Carlino” botuan dje artikullin ofendues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Andrea Riffeser Monti tha se “incidenti solli shkarkimin e menjëhershëm të kryeredaktorit të QS, Giuseppe Tassi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Guendalina Sartori, Lucilla Boari dhe Claudia Mandia humbën të dielën medaljen e bronzit në Rio 2016 ndaj tajvanezeve.

Një ditë më pas, ”QS” shkruan “Treshja e bullafiqeve për pak mund të arrinte një mrekulli olimpike”.

Titulli u dënua nga të gjitha mediat sociale si dhe nga një letër proteste nga kreu italian i Federatës së Harqeve,  Mario Scarzella.

“Duke u fokusuar në pamjen e këtyre vajzave…  ishte me të vërtetë një shije e keqe”, shkruan Scarzella.

“Pasi kanë qarë gjatë gjithë natës, për humbjen e tyre, në mëngjes këto vajza nuk gjejnë as simpatinë e shtypit italian…, por gjithashtu duhej të vuanin edhe këtë poshtërim”, tha ai duke shtuar se ”të gjithë harkëtarët italianë ishin përkrah tyre”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?