Kualifikimi historik në Conference League, Dinamo në turin e tretë sfidon gjigantët kroat
Pas një pritjeje prej pesë vitesh, rikthimi i Dinamos në arenën europiane është shndërruar në një festë të vërtetë për kryeqytetasit. Edhe pse me vështirësi, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja arriti të eliminonte Atletic Escaldes, falë fitores 2-1 në ndeshjen e parë në Andorrë, ndërsa sfida e kthimit në “Elbasan Arena” u mbyll në barazim 1-1.
Me këtë rezultat, “Nëndetësja Blu” siguron një vend në turin e tretë të UEFA Conference League, ku e pret përballja e vështirë ndaj kroatëve të Hajduk Split. Tashmë sfida bëhet edhe më e madhe: Dinamo përballet me gjigandët kroatë në një përballje ku do të nevojitet më shumë se vetëm zemër. Do të duhet një paraqitje perfekte për të vazhduar më tej ëndrrën europiane.

