Kukësi do të përfitojë më shumë nga reklamat për sfidën me Wolfsburg-un
Ky edicion cilësohet i jashtëzakonshëm nga UEFA për shkak të pandemisë dhe rregullat kanë ndryshuar. Në turet kualifikuese dhe deri në “play off”, ku skuadrat luajnë për të qenë në fazën e grupeve të Ligës së Europës, do të ketë vetëm një ndeshje me eliminim direkt dhe pa praninë e spektatorëve.
Shorti vendosi që Kukësi të presë Wolfsburgun dhe tashmë klubi verior do të përfitojë nga totalisht çdo reklamë që do të vendoset rreth fushës së stadiumit në orarin e ndeshjes.
Ky ndryshim i rregullave për shitjen e së drejtës TV vjen si pasojë e faktit se luhet vetëm një ndeshje.