Kukësi fitore me “poker” ndaj Partizanit, Guri tripletë spektakolare (VIDEO)
Kukësi ka fituar në mënyrë spektakolare 4-0 super sfidën e javës së 32-të ndaj Partizanit në duelin për vendin e dytë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zeqir Ymeri” është dominuar nga vendasit në 45 minutat. Verilindorët zhbllokuan ndeshjen që në minuan e 8-të, me anë të Gurit. Sulmuesi shkodran e ka çuar topin në rrjetë pas krosimit të Shkodrës, arrin të shënojë pasi gjendet i pambuluar në zonën kundërshtare. Në minutën e 28-të, Dzaria shënon golin e dytë për Kukësin, pas gabimeve në mbrojtje të Partizanit.
Guri dhuron një top të bukur në brendësi të zonës, të cilën mesfushori nuk e fal. 10 minuta më pas, Guri shënon golin e tretë për Kukësin, teksa në një duel në ajër ka mposhtur Atandën dhe Hoxhën. Në pjesën e dytë Kukësi do të shënonte dhe golin e katërt me protagonist sërish Gurin, i cili realizoi nganëj goditje dënimi. Ky ishte goli i tretë në këtë ndeshje për bomberin shkodran, ndërkohë që këtë sezon është golashënuesi më i mirë me 15 gola të realizuar.
KOHA JONË SONDAZH

