Kukësi fundos Tiranën, Partizani dhe Vllaznia marrin 3 pikët e radhës (VIDEO)
Tirana mund të quhet jashtë betejës për titullin këtë sezon. Skuadra bardheblu ka pësuar një tjetër humbje 0-2 ndaj Kukësit, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të. Në minutën e 17-të, portieri Bekaj shkaktoi penallti pas një ndërhyrje në zonë ndaj Taipit, ndikuar edhe nga kushtet e terrenit.
Nga pika e bardhë Ibraimi nuk gabon duke kaluar në avantazh verilindorët. Bardheblutë tentuan të reagonin, por e patën të vështirë për shkak të terrenit të rënduar. Në fund Limaj vulosi fitoren. Vllaznia kryesuese mori një fitore minimale 1-0 ndaj Apolonisë. Golin e vetëm e shënoi Shehi në minutën e 58-të duke rikthyer kuqeblutë në rrugën e fitoreve.
Dhuron spektakël Partizani, që shkatërroi 3-0 Kastriotin në Kamëz. Xhunjor zhbllokoi rezultatin në minutën e 65-të, ndërkohë që Jasir Asani do të realizonte një super gol në minutën e 78-të. 5 minuta më pas Lucas Cardozo vulosi rezultatin e kësaj ndeshje. Laçi vijoi serinë e fitoreve duke mundur Bylisin 1-0 falë një goli të Renato Malotës.
Java e 19-të, Kategoria Superiore
Vllaznia-Apolonia 1-0
Golat: Shehi 58’
Kastrioti-Partizani 0-3
Golat: Xhunjor 65’, Asani 77’, Cardosa 84’
Tirana-Kukësi 0-2
Golat: Ibrahimi 17’ (pen), Limaj 93′
Bylis-Laçi 0-1
Golat: Malota 61’