Kukësi i vetëm ne krye, mposhti Skënderbeun

Ka një fitues Kukësin dhe një hero Pero Pejic, kryendeshja e javës së 17 të Kategorisë Superiore. Kroati rikthehet pas 6 ndeshjesh te goli e madje shënon jo një por dy duke vendosur fitoren 2-0 ndaj Skënderbeut,. Një verdikt i rëndësishëm falë të cilti Kukësi pronëson kreun me 3 pikë diferencë ndaj Skënderbeut.

Me 4-4-2 e niste Kukësi, në qendër të mbrojtjes ja dilte Shameti, në sulm dyshja Pejic – Emini me Kariokën e Dvornekovic nga krahët. Linte në stol James, Agostinelli për të hedhur Salihin, Latifin e Kavazajn në tredhëmbëshin e sulmit në 4-3-3 e Skënderbeut. Ndeshje e nisur më mirë nga vendasit me Pejic që jep sinjalin e parë në minutën e 5. Rasti i parë i mirë për Kukësin krijohet në minutën e 10 nga Izair Emini që ka luksin të xhonglojë në zonë për të kaluar Osmanin e Jashanicën për të pasuar te Pejic me Shehin që pret goditjen me kokë të kroatit. Më e karikuar padyshim skuadra e Ernest Gjokës, me syninm të qartë për fitore, duket në vështirësi serioze Skënderbeu i Agostinellit që vuan presionin e rivalëve për titullin në  Zeqir Ymeri. Ndeshja merr rrugë në minutën e 35, kur Pejic na kujton se pse e quajmë bomber me një goditje fluturimthi që befason Shehin.

Mjaft interesant reagimi i kroatit. Nuk feston ndoshta për respekt të ish skuadrës së tij Skënderbeut, ndoshta për shkak se nuk shënonte që nga 6 nëntori. Gol me peshë ky edhe pse i duhet të falënderojë reagimin aspak perfekt të Shehit që i kalon topi nën trup. Kukësi në avantazh dhe në minutën e 42 Pejic e merr sërish për dore pasi arrin të fitojë një njëmbëdhjetëmetërsh, proteston Osmani por ka vendosur të tregojë pikën e bardhë Lorenc Jemini, episod padyshim i denjë për moviolën ndërkohë që mund të krijohet një ide me përsëritjen e pamjeve. “Penallti është kur vërshëllen arbitri” thoshte dikur një ish trajner i madh Vujadin Boskov dhe nga pika e bardhë Pejic con topin në njërën anë dhe Shehin në tjetrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbyllet kështu 2-0 pjesa e parë me Pejic protagonist absolut që shkon në kuotën e 10 golave sezonalë dhe Kukësin në avantazh, të dytën e nis me James në vend të Gavazajt dhe padyshim që Skënderbeu bën më shumë se në fraksionin e parë. Në minutën e 52 Vangjeli gjen koridorin ideal për të prezantuar Salihin para Kolicit që ja del të ndalë shkodranin.  përfundon pas 60 minutash ndeshja e Dvornekovic që i lë vendin Lushtakut, në të 69 sërish Hamdi Salihi që tenton me kokë në zonë por është fantastik në reagimin e tij Kolici. Menjëherë më pas James ja del të shënojë por nuk mund të festojë me flamurin e vijërojtësit lart.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të 79 lë fushën mes duartrokitjeve Izair Emini për ti lënë vendin GHrecës, një mesfushor për një sulmues, kërkon të menaxhojë fitoren Gjoka , rritet shumë presioni i Skënderbeut, në minutën e 80 një kombinim i bukur nxjerr para porte salihin por ka ngritur më parë flamurin për pozicion jashtë loje vijërojtësi, protestat nga stoli i Skënderbeut i kushtojnë kartnin e kuq portierit të dytë të korcarëve Erjon lLlapanji.

Minutat e fundit janë të vështira për Kukësin në të 88 rrezikon Kolici në kthimin e topit të nisur nga Sabien Lilaj por nuk ja del të përfitojë Hamdi Salihi . Në të 90, Gjoka i rezervon standin ovation me zëvendësimin e fundit Pëero Pejic me tifozët që brohirasin në kor emrin e kroatit. Në shtesë Hamdi Salihi nxjerr nga repertori armën e tij më spektakolare një super roveshatë por është magjik në piortë Kolici që me një super pritje i mohon një gol të bukur. Mbyllet kështu 2-0 me vërshëllimën e fundit që legjitimon festën e tifozëve të Kukësit. Skuadra e tyre është  e vetme në krye e madje ka hedhur një hipotekë të fortë për titullin kampione e dimrit, në ndeshjet e fundit, Kukësi udhëton në Gjirokastër ndërsa Skënderbeu pret Partizanin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?