Tirana e Egbo-s është spektakolare, përmbys Kukësin për dy minuta (VIDEO)

Tirana është e frikshme. Skuadra e Emanuel Egbo vazhdon të dhurojë spektakël në Kategorinë Superiore duke marrë një fitore të madhe me përmbysje 2-1 ndaj Kukësit.

Ndeshja që hapi javën e 23-të në Kategorinë Superiore dhuroi shumë emocione në pjesën e parë, me bardheblutë që ju afruan dy herë golit, por Xhika ishte shpëtimtari i verilindorëve.

Në krahun tjetër rastin më të pastër do ta kishte Rroca. Në fillimin e pjesës së dytë, Kukësi shënoi golin e avantazhit, teksa në minutën e 53-t, Vangjeli u detyrua ta dërgonte topin në rrjetën e tij pas një aksioni të bukur të ekipit të Duros.

Mbrojtësi korçar shpërdoroi një shans të artë disa minuta më vonë për të barazuar. 7 minuta nga fundi Teqja doli bga fusha pas kartonit të dytë të verdhë. Pikërisht nga faulli i tij në hyrje të zonës, Batha arriti që të shënonte një super gol, duke vendosur baraspeshën.

Skuadra e Egbo merr zemër nga ky gol, teksa dy minuta më pas arrin që të shënojë edhe golin e përmbysjes së madhe me Torasën që e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Me këtë fitore, skuadra bardheblu merr kryesimin me 44 pikë, 2 më shumë se Kukësi. /R.Lika-Koha Jone/

RASTE

44’ Aksion fantastik i Kukësit, por Rrocaj nuk shënon nga një pozicion shumë i favorshëm në hyrje të zonës duke e dërguar topin jashtë

20’ Idriz Batha provon me një goditje në hyrje të zonës, por Xhika u tregua i gatshëm duke e larguar topin

2′ Muçi provon me një gjuajtje të rrezikshme drejt portës, por tentativa e tij u ndal me vështirësi nga portieri Xhika

FORMACIONET

Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kobinah, Torasa, Kale, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo

SHKARKO APP