Kukësi shkarkon trajnerin Rrahman Hallaçin, shkak janë bërë rezultatet e dobëta
Rrahman Hallaçi nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Lajmin e ka bërë publik vetë faqja zyrtare e klubit që me anë të një postimi tregoi se dy palët kanë mbyllur bashkëpunimin.
Shkak janë bërë rezultatet e dobëta në dy javët e para ku verilindorët nuk kanë mundur të grumbullojnë asnjë pikë dhe pozicionohen ne vendin e fundit.
Pas largimit të Stavri Nices nga Laçi, Rrahman Hallaci bëhet trajneri i dytë që shkarkohet në elitën e futbollit shqiptar në vetëm dy javë kampionat.