Kukësi spektakël ndaj Luftëtarit, merr përkohësisht kreun

Kukësi ka dhuruar spektakël ndaj Luftëtarit në një ndeshej që ka dhuruar shumë emocione deri në sekondat e fundit. Skuadra e Ernest Gjokës fitoi me vështirësi 3-2 në “Zeqir Ymeri”.

Vendasit e nisën mjaft mirë sfidën duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-t me Shametin, por gëzimi i tyre zgjati shumë pak teksa Lamce barazon pas 8 minutash lojë.

Kukësi rigjen sërish golin e avantazhit në pjesën e parë pas një autogoli të Boyom, ndërkohë që Pejic i çoi shifrat në 3-1. Në pjesën e dytë Beqiri rihapi ndeshjen 10 minuta nga fundit, por gjirokastritet nuk arritën të gjenin baraspeshën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kukësi ngjitet në krye me 55 pikë, 3 më shumë se Partizani dhe 5 më shumë se Skënderbeu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?