Kukësi-Tirana, barazim pa gola, Skënderbeu i vetëm në krye
Kryendeshja e kësaj jave Kukësi-Tiranë u mbyll në barazim pa gola.
Edhe pse ishte një ndeshje me ritëm e me emocione, as Kukësi e as Tirana nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në përballjen mes tyre, ku në fund fitues doli Skënderbeu.
Ndërkohë, korçarët kanë marrë 3 pikët në fushën e vështirë të Laçit.
Skënderbeu dominoi takimin, por arriti të shënonte vetëm një herë dhe goli erdhi në minutën e 66 të ndeshjes nga Latifi.
Luftëtari humbi një mundësi të mirë për t’u ngjitur në klasifikim, duke barazuar 1-1 në shtëpi me Korabin.
Edhe pse gjetën golin që në minutat e para, gjirokastritët nuk arritën të merrnin pikët e plota nga kjo ndeshje, pasi Korabi barazoi rezultatin në pjesën e dytë.
KOHA JONË SONDAZH

