Kukësi zyrtarizon largimin e mbrojtësit boshnjak

Kukësi konfirmon largimin e mbrojtësit boshnjak Kenan Horiç. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, verilindorët kanë bërë me dije se pas një diskutimi mes palëve, është arritur marrëveshja e dyanshme për të ndërprerë këtu bashkëpunimin. 30-vjeçari iu bashkua Kukësit në merkaton e verës, teksa aventura e tij zgjati vetëm gjysmë sezoni.

Njoftimi i Kukësit

Futbollisti Kenan Horic nuk është më pjesë e klubit të Kukësit. Pas një diskutimi mes palëve, është arritur marrëveshja e dyanshme për të ndërprerë këtu bashkëpunimin.

Horic u bë pjesë e skuadrës sonë në merkaton e verës dhe zhvilloi disa ndeshje me ekipin në Europë e kampionat. Klubi i uron mbrojtësit suksese në të ardhmen dhe e falënderon për kontributin e dhënë. Faleminderit Kenan

SHKARKO APP