Kulusevski pranë rikthimit pas 500 ditësh, suedezi mund të luajë sërish për Tottenhamin

Dejan Kulusevski është pranë rikthimit në fushën e blertë pas një periudhe jashtëzakonisht të gjatë për shkak të dëmtimit. Sulmuesi suedez ka kaluar rreth 500 ditë pa zhvilluar një ndeshje, por tashmë ka nisur fazën e fundit të përgatitjeve me Tottenhamin.

Kulusevski pësoi dëmtimin e rëndë në gju gjatë një ndeshjeje ndaj Crystal Palace, ku u detyrua të largohej pas vetëm 19 minutash. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në patelë dhe fillimisht pritej të rikthehej në fund të vitit 2025. Megjithatë, rikuperimi rezultoi më i komplikuar nga sa ishte parashikuar.

Në mars, 26-vjeçari iu nënshtrua një tjetër ndërhyrjeje për të zgjidhur problemet që po pengonin rikuperimin e plotë. Kulusevski humbi gjithashtu mundësinë për të qenë pjesë e Suedisë në Kupën e Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 31 gusht, pas 477 ditësh jashtë fushave, ai u rikthye në stërvitjet me grupin te Tottenham. Megjithatë, ngarkesa fizike bëri që përkohësisht të rikthehej në programin individual të punës. Trajneri Roberto De Zerbi e përshkroi situatën si një “problem të vogël”, të lidhur me periudhën e gjatë të rikuperimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë, pritja duket se është drejt fundit. Kulusevski shpreson të përfshihet në skuadrën e Tottenhamit pas pushimit të kombëtareve, me ndeshjen ndaj Manchester United më 10 tetor si një prej datave të mundshme për rikthimin e tij.

Dejan Kulusevski of Tottenham Hotspur playing soccer during training.

Tottenham Hotspur's Dejan Kulusevski on crutches with a leg brace, smiling on a football pitch.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?