Kumbulla dhe Rrahmani fitojnë derbin ndaj Etrit Berishës (VIDEO)

Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani kanë arritur që të dalin triumfues në derbin ndaj Etrit Berishës. Verona mori një sukses 2-0 në transfertën ndaj Spal, duke u shkëputur nga zona e ftohtë e tabelës për t’u ngjitur në vendin e 10-të.

Golin e parë e shënoi një njohës i vjetër i golit në Seria A, Giampaolo Pazzini, i cili arriti që të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 14-t me një goditje me kokë. Asnjë shans reagimi për Berishën, skuadra e të cilit mbeti me një lojtar më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Tomovic, pas një ndërhyrje me taka.

4 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Stepinski shënoi golin e dytë pas një pritje të Berishës, i cili në rastin e dytë nuk kishte çfarë të bënte më. Spal është në një situatë të komplikuar pasi mban vendin e parafundit me vetëm 12 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP