Kumbulla i thotë “jo” Napolit, talenti shqiptar vendos për të ardhmen në verë
Napoli po bën gjithçka për të arritur te Marash Kumbulla. Mbrojtësi i talentuar i Kombëtares sonë ka arritur që të spikas që në sezonin e parë te Verona. Objektivi i të kaltërve është që ta marrin që tani për ta pasur në ekip në verë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Ditën e martë ka pasur një takim mes drejtuesit të Napolit, Guintoli dhe agjentit të lojtarit. Përgjigja ka qenë negative, teksa 19-vjeçari ka kërkuar që bisedimet të shtyhen deri në verë.
Napoli ka arritur një akord me klubin e Veronës, por pa pasur miratimin e lojtarit, tratativat nuk mund të vijojnë. Në këtë mënyrë Kumbulla do të ketë kohë në verë për të menduar më mirë të ardhmen e tij. Interesimi nga shumë skuadra të njohura nuk mungon.
Në Itali po e ndjekin prej kohësh Inter, Juventus dhe Lazio, ndërkohë që Chelsea dhe Manchester United janë dy klubet e mëdha që e kanë vëzhguar me kujdes. /R.Lika-Koha Jone/