Kumbulla i thotë “po” Romës, mbërrin sot në kryeqytetin italian

Marash Kumbulla i thotë “po” Romës. Mbyllet kështu një nga “telenovelat” më të gjata të kësaj vere, me mbrojtësin shqiptar që zgjodhi verdhekuqtë. Roma fitoi konkurencën e Interit dhe Lazios por edhe të Juventusit dhe Napolit pasi pothuajse të gjitha klubet e mëdha në Itali treguan interes për mbrojtësin shqiptar që spikati në sezonin e fundit me Hellas Veronën.

Pavarësisht bisedimeve të shumta mes drejtuesve të Veronës dhe atyre të Interit e Lazios, presidenti Setti nuk priti më dhe pranoi ofertën e klubit kryeqytetas me Romën që i paraqiti një marrëveshje për huazimin 1-vjeçar të 20-vjeçarit me detyrim blerjeje sezonin e ardhshëm për shumën e 30 milionë eurove.

Pasi diskutoi me agjentin e tij, Kumbulla i ktheu përgjigje pozitive Romës mbrëmjen e të martës, duke u transferuar përfundimisht në kryeqytetin italian, aty ku pritet të zbarkojë sot në orën 16:35, ndërsa do të firmosë edhe kontratën 5-vjeçare me klubin e drejtuar nga Fonseca me të cilët do të përfitojë 1,5 milionë euro në sezon plus bonuset.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?