Kumbulla infekton me koronavirus edhe të dashurën e tij

Mbrojtësi Marash Kumbulla është i izoluar në shtëpi, pasi është prekur nga COVID-19. Lojtari i kombëtares humbi ndeshjet e Shqipërisë, ndërsa ka infektuar dhe të dashurën e tij, Gertën. Ai e bëri të ditur lajmin në një postim në Instagram. Ai e kalon kohën duke parë filma dhe lexuar libra.

“Përshëndetje djem! Jam mirë dhe vazhdoj periudhën e karantinës. Fatkeqësisht, e dashura ime Greta gjithashtu doli pozitive për Covid-19. Për fat të mirë, është asimptomatike dhe prandaj tani jemi të dy që t’i kalojmë ditët të izoluar dhe në përputhje të plotë me rregullat dhe kufizime.

Por ne nuk e humbasim durimin, përkundrazi. Ndriçues i kësaj periudhe disi të errët është Harry Potter, i cili shpesh më ka dhënë një buzëqeshje në të kaluarën dhe po e bën edhe tani. Cili është filmi juaj i preferuar për këtë sagë? Përshëndetje për të gjithë dhe ju lutem jini të kujdesshëm, sepse virusi nuk duhet nënvlerësuar. Shihemi se shpejti!”, shkruhet në reagimin e Kumbullës.

 

SHKARKO APP