Kumbulla jep sinjale lamtumire: Duket si ëndërr, udhëtim i jashtëzakonshëm!

Marash Kumbulla vijon të jetë në qendër të vëmendjes në merkaton e Seria A. Mbrojtësi i Kombëtares sonë pas një super sezoni te Hellas Verona është në orbitën e shumë klubeve të mëdha, por Inter dhe Juventusi duket se janë më pranë. Së fundmi ai ka bërë një publikim në rrjetet sociale, duke dhënë sinjale lamtumire.

“Nëse ndalem për një moment të mendoj për sezonin që sapo ka përfunduar, duket si një ëndërr. Duke filluar nga ajo 25 gusht, data e debutimit në A, të cilën nuk do ta harroj. Ashtu siç me siguri nuk do të mund të harroj 5 tetorin dhe gëzimin e golit të pare.

Sfidat për emrat e mëdhenj në kampionatin tonë, fitorja ndaj ekipit kampion të Italisë, udhëtimi i një grupi të jashtëzakonshëm që meritonte çdo pikë të vetme dhe çdo kënaqësi të veçantë të një kampionati për të qenë thjesht krenar”.

SHKARKO APP