Kumbulla mes futbollistëve të pezulluar në Seria A
Komisioni i Disiplinës në Seria A ka publikuar listën e futbollistëve që janë të pezulluar për javën e ardhshme në Seria A. Më rëndë e ka pësuar Juraj Kucka me 10 mijë euro gjobë për protesta ndaj arbitrave dhe një javë pezullim.
Ndërkohë në mesin e futbollistëve që nuk do të luajnë këtë mesjavë figuron edhe Marash Kumbulla. Futbollisti shqiptar ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë 5, që sjellin edhe skualifikimin me një javë
Shkodrani nuk ka një përqindje të lartë ndëshkimesh, duke qenë i spikatur në fitimin e dueleve ndaj kundërshtarëve. /R.Lika-Koha Jone/