Kumbulla: Ndihem i rëndësishëm te Espanyol, mendoj për këtë klub dhe Kombëtaren

Marash Kumbulla nuk mundi të tregonte vlerat e tij te Roma, ndërkohë që edhe fati i keq e ndoqi për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.  Në përpjekje për të fituar minuta përpara Evropianit, Kumbulla u transferua te Sassuolo në formë huazimi, por as kjo lëvizje nuk rezultoi e duhura pasi minutat për të ishin me pikatore.

Gjatë merkatos së verës, Kumbulla u transferua në Spanjë, tek ekipi i Espanyol, një lëvizje e goditur kjo pasi qendërmbrojtësi kuqezi gjeti klubin dhe ambientin e duhur për të rifituar formën e duhur fizike, por mbi të gjitha besimin. Në një intervistë për Corrire dello Sport, Kumbulla foli për të shkuar dhe të tashmen e tij.

“Ne jemi vetëm në fillim të sezonit. Unë po ndihem mirë dhe po luaj. Po gjej qëndrueshmëri, gjë që është më e rëndësishmja për një sportist. Shpresoj të vazhdoj kështu

Espanyol? Më kërkuan… si trajneri ashtu dhe drejtuesit më bënë të ndihem i rëndësishëm. Askush nuk ju garanton dot një pozicion të përhershëm, por ndjeva se klubi kishte besim te unë. Dhe ishte e vërtetë. Më ndihmoi shumë fakti që isha gati kur mbërrita këtu, pasi kisha një parasezon veror mjaft të mirë me Romën.

E ardhmja? E vërteta është se unë nuk po mendoj për këtë. Unë jam këtu dhe dua të kontribuoj për të ndihmuar Espanyolin që të jetë sa më lart në La Liga. Unë gjithashtu po mendoj dhe për Kombëtaren shqiptare. Në fund të sezonin do të shohim se çfarë është më e mira për të bërë”, tha Kumbulla.

 

SHKARKO APP