Kumbulla në formacionin e javës në La Liga

Marash Kumbulla po kalon një moment fantastik në Spanjë. Mbrojtësi shqiptar është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në La Liga, pas paraqitjes së shkëlqyer ndaj Getafes, ku shënoi golin që i dha Espanyolit një fitore të vlefshme 1-0.

I vendosur në qendër të mbrojtjes n+ë një formacion me katër, Kumbulla u vlerësua me notën e lartë 8.1 nga platforma prestigjioze SofaScore, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.

Kjo ishte hera e tretë që ai gjen rrjetën në kampionatin spanjoll këtë sezon, një arritje e rëndësishme për një lojtar me profil mbrojtës. 24-vjeçari është i huazuar nga Roma te Espanyol deri në fund të sezonit, dhe performanca të tilla mund të ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tij, si në klubin aktual, ashtu edhe për rikthimin e mundshëm në Serie A.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?