Kumbulla në formacionin më të mirë të javës në Europa League

Marash Kumbulla mbrëmjen e djeshme zhvilloi një ndeshje fantastike në Europa League duke i dhënë verdhekuqve fitoren me golin e tij. Futbollisti 20-vjeçar ishte fantastike dhe në veprimet mbrojtëse, teksa është vlerësuar si një nga më të mirët.

Kumbulla, ka marrë një tjetër “dhuratë” ditën e sotme. Shqiptari e përzgjedhur nga “Sofascore” që merret me statistikat dhe vlerësimet e lojtarëve në formacionin e më të mirëve të javës.

Ai është vlerësuar me notën 7.6, teksa formon mbrojtjen me Foyth dhe Bender. Kumbulla ishte futbollisti i vetëm nga verdhekuqtë në 11-shen më të mirë.

SHKARKO APP