Kumbulla: Një fitore e madhe për tifozët, Shqipërinë dhe Italinë!

Marash Kumbulla nuk mundi që të luante asnjë minutë në finalen e Conference League mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e tij, në Tiranë. Gjithsesi mbrojtësi kishte fatin për të festuar triumfin e parë në trofeun magjik.

“Dje për mua ishte një natë magjike, që do ta kujtoj për gjithë jetën! Të fitoja trofeun e parë në Shqipërinë time, nuk është vetëm një motiv i madh krenarie për mua, por dhe një ëndërr që nuk e kisha menduar se do të realizohej.

Kjo është për ju, që na keni dhënë dashuri në çdo ndeshje. Kjo është për familjen time që më ka dhënë shumë. Kjo është për Italinë, për Shqipërinë. Roma ka fituar”, ka shkruar Kumbulla në profilin e tij në rrjetet sociale. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

SHKARKO APP