Kumbulla: Nuk hezitova për Romën, jam gati të bëj një tjetër hap në karrierë! (VIDEO)
Sot ka qenë dita e Marash Kumbullës te skuadra e Romës. Mbrojtësi i Kombëtares sonë ka bërë prezantimin në një konferencë për shtyp para mediave. Edhe pse është vetëm 20 vjeç, qendërmbrojtësi shkodran ka treguar se është një ekspert i vërtet në prapavijë, dukë bërë një prezantim të shkëlqyer ndaj Juventusit.
“Për mua është një motivim më shumë. Është e vërtet që kemi një mbrojtje me futbollistë të rinj, por kemi treguar se jemi në kohezion dhe të përqendruar. Një motivim më shumë për të ardhmen, jemi të rinj dhe mundtë përmirësohemi edhe më shumë. Nuk duhet të harrojmë se kemi edhe futbollistë të tjerë me eksperiencë, jo vetëm ne të rinjtë”, tha fillimisht qendërmbrojtësi shqiptar.
Keni thënë se e keni ndjekur me shumë interes Smalling në sezonin e kaluar. Sa e rëndësishme është që ta keni shok ekipi?
“Smalling nuk e zbulova unë. Ka një karrierë mbi shpinë të mbushur me fitore dhe suksese. Mendoj vetëm për shokët e mi dhe ato të repartit. Do të përpiqem që të përshtatemi sa më mirë ndeshje pas ndeshje”.
Thirrja nga skuadra e Romës?
“Isha i emocionuar, nuk hezitova. Ishte e vështirë që të largohesha nga Verona, atje jam rritur, tani mund të bëjë një hap përpara në kualitet”.
Lazio?
“Është folur për shumë klube por kur më telefonoi Roma nuk hezitova ndaj jam i lumtur që jam këtu”.
Pozicioni i preferuar në mbrojtje?
“Kudo që më vendos trajneri, unë luaj”.
Debutimi kundër Juventusit në Olimpico. Çfarë emocionesh provuat?
“Isha i lumtur për debutimin, të luash ndaj Juventusit është një moment i bukur. E kemi disi peng faktin që nuk morëm 3 pikë, pasi e meritonim fitoren”. /Rozalb Lika-Koha Jone/