Kumbulla për Bajramin: Nuk mendojmë për ata që nuk duan të vijnë

Në konferencën për shtyp para miqësores me Gjibraltarin, Marash Kumbulla ka folur për largimin e Adrian Bajramit nga Kombëtarja për të luajtur me Zvicrën.

“Gjithësecili bën zgjedhjet e veta. Ne mendojmë për grupin që është këtu, lojtarët që janë më Shqipërinë dhe nuk mendojmë për lojtarët që nuk duan, nuk vijnë apo kanë bërë një zgjedhje tjetër”, deklaroi Kumbulla.

Për ndeshjet e radhës së Shqipërisë, mbrojtësi që luan me Mallorca në Spanjë. “Kemi parë videot dhe i kemi analizuar gabimet që kemi bërë në ndeshjet me Letoninë e Serbinë. Do i përmirësojmë, kemi pasur kohë për të punuar. Tani do kemi mendjen për Gjibraltarin dhe pastaj të shohim për ndeshjen me Letoninë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?