Kumbulla për “The Guardian”: Roma klubi i duhur për mua, ja sulmuesit më të rrezikshëm!

Marash Kumbulla do të nisë këtë sezon një aventurë të re me Romën. Pas një super sezoni me Veronën, mbrojtësi është gati për të treguar vlerat e tij edhe te verdhekuqtë. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Guardian” ai ka folur për këtë lëvizje të rëndësishme në karrierën e tij.

“Kur mësova se kisha një mundësi për të luajtur me Romën, nuk mu desh shumë kohë për të vendosur. E dija menjëherë se ai ishte klubi i duhur për mua. Ata më treguan projektin, stafin si dhe fola me trajnerin. Tifozët e Romës, stadiumi dhe historia e këtij klubi janë fantastikë dhe ishte shumë e lehtë për mua që të zgjidhja.

Roma për mua, është vendi ideal për të vazhduar karrierën. Cristiano Ronaldo është një kundërshtar shumë i vështirë, por munda ta limitoj atë me karakteristikat e mia. Dybala dhe Lukaku janë gjithashtu të vështirë për tu përballur. I pari për shpejtësinë e tij ndërsa i dyti për forcën e tij. Kam pasur avantazhin të luaj kundër më të mirëve në Itali në një moshë kaq të re. Kjo më ka bërë që të rritem më shpejt.

Fitorja kundër Juventusit ishte e paharrueshme për mua sepse atë ditë ishte ditëlindja ime. Nuk mund të kërkoja për një dhuratë më të mirë. Vitin e kaluar më pëlqente të shikoja Chris Smalling kur luante. Jam përpjekur të mësoj prej tij”, ka thënë Kumbulla në një intervistë për “The Guardian”.

SHKARKO APP