Kumbulla: Preferoj fishkëllimat para asgjëje, mezi pres tifozët!
Marash Kumbulla u transferua te Roma gjatë verës së kaluar, duke bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Futbollisti i Kombëtares sonë së fundmi ka dhënë një intervistë për “Sportweek”, duke u shprehur se mezi pret që të rikthehen tifozët në “Olimpico”.
“Tifozët në stadium? Tani jemi mësuar, stadiumi i boshatisur në fakt nuk na jep karikim. Në fillim ishte një traumë, të hyje në fushë të dukej sikur luaje në stërvitje. Më mirë me tifozë, edhe nëse të fishkëllime. Mes asgjëje dhe fishkëllimave, zgjedh fishkëllimat. Mua zhurmat më ndihmojnë të përqendrohem. Mezi pres që të luaj në Olimpico me tifozë”, deklaroi Kumbulla. /R.Lika-Koha Jone/