Kumbulla rekordmen në Seria A, lojtari me rritjen më të madhe

Marash Kumbulla po bën një sezon fantastik në Seria A duke i bindur të gjithë për vlerat e tij. Edhe pse është vetëm 20 vjeç mbrojtësi shkodran është bërë protagonist në ekipin e Hellas Veronës, madje duke gjetur një herë edhe rrugën e rrjetës. Forma e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha italiane dhe europiane, teksa në janar kishte propozime që shkuan deri në 25 milionë euro.

“Sky Sport” së fundmi ka publikuar një speciale për futbollistët që kanë pasur rritjen më të madhe në kampionatin italian gjatë kësaj periudhe. Në vendin e parë është sigurisht Marash Kumbulla. Mbrojtësi ka një rritje me  15 milionë euro, duke arritur vlerën e merkatos 25 milionë euro, me një rritje që shkon në 150%.

Talenti i kombëtares sonë, e ndan vendin e parë me dy futbollistë të tjerë, që gjithashtu kanë spikatur, si Luis Alberto dhe Theo Hernandez. Mesfushori i Lazios dhe mbrojtësi i Milanit kanë gjithashtu një rritje me 15 milionë euro, por duke marrë parasysh se vlera e tyre ka qenë e lart, rritja e tyre është më e vogël në përqindje.

Te futbollistët që kanë patur rritje është edhe Amir Rrahmani. Mbrojtësi i Kosovës, vlen tashmë 6 milionë euro më shumë, teksa kujtojmë që në sezonin e ardhshëm do të luajë me fanellën e skuadrës së Napolit. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP