Kumbulla zbarkon në Romë, nis aventura e re me verdhekuqtë

Ka nisur zyrtarisht aventura e Marash Kumbulla-s te skuadra e Romës. Qendër mbrojtësi i Kombëtares sonë ka mbërriti në orën 16:35 në Fiumicino me një avion privat AZ1488. Mbrojtësi i Kombëtares sonë ishte i shoqëruar nga agjenti i tij, teksa më pas ka shkuar “Villa Stuart” për të kryer vizitat mjekësore.

Pasi të hedhë firmën mbi kontratë, nesër ai do të kryejë edhe stërvitjen e parë nën drejtimin e Fonsecës. Kumbulla pranoi ofertën e Romës për një kontratë me afat për 5 vite, nga e cila do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon.

Verona do të përfitojë 30 milionë euro nga kjo shitje. Mbrojtësi shqiptar vetëm në një sezon në elitën e futbollit italian, i bindi të gjithë se e pret një e ardhme e madhe. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP