Kupa e Botës 2026/ Mbi 1.5 milionë kërkesa për bileta në vetëm 24 orë
Vetëm një ditë pas hapjes së regjistrimeve për shortin Visa Presale të Kupës së Botës “FIFA World Cup 2026”, janë regjistruar mbi 1,5 milionë tifozë nga 210 vende të ndryshme, njoftoi FIFA.
Interesi më i madh ka ardhur nga tifozët e Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë, ndërsa pas tyre renditen Argjentina, Kolumbia, Brazili, Anglia, Spanja, Portugalia dhe Gjermania.
“Numri i madh i aplikimeve dëshmon entuziazmin global që po ngjall Botërori 2026 dhe rëndësinë historike që ka ky turne”, deklaroi Heimo Schirgi, shefi operativ i FIFA Ëorld Cup 26.
Shorti Visa Presale është faza e parë e shitjes së biletave. Regjistrimi është i hapur deri më 19 shtator, ora 17:00 (CET), ndërsa aplikimet e hershme apo të vona nuk ndikojnë në shanset e suksesit. Fituesit do të zgjidhen me short dhe do të njoftohen me e-mail nga data 29 shtator, duke marrë një datë dhe orar për të blerë biletat nga 1 tetori.
Çmimi i biletave për fazën e grupeve nis nga vetëm 60 dollarë. Në këtë fazë do të ofrohen bileta për të gjitha 104 ndeshjet, si edhe paketa të veçanta për stadiume dhe ekipe. Faza e dytë e shitjes së biletave do të nisë në tetor.
KOHA JONË SONDAZH

