Kupa e Italisë. Juventusi kap finalen duke humbur
Ashtu si Roma me Lazion mbrëmë, gjysmëfinale e Kupës së Italisë ka pasur të njëjtin skenar: njëra skuadër fiton, por nuk kualifikohet për më tej. Juventusi sonte u mposht 3-2 nga Napoli i Elseid Hysaj, por do të shkojë në finale duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 5-4.
Ndeshja e luajtur në Napoli, ashtu si edhe në fundjavë, qe spektakolare dhe intensive nga minuta e parë. Pas gjysmë ore lojë, Higuain dëshpëroi tifozët vendas dhe u shtoi urrejtjen dhe ofendime duke shënuar ndaj ish-ekipit të tij për herë të parë si kundërshtar në stadiumin “San Paolo”.
Napoli barazoi sapo nisi pjesa e dytë i lojës me boshnjakun Marek Hamsik. Sllovaku tundi rrjetën me një goditje të fortë nga hyrja e zonës, por vetëm pesë minuta më vonë, Higuain, i shërbyer nga Cuadrado, shënoi sërish për Juventusin. Festivali i golit, katër të tillë në 12 minuta, vazhdoi me golin e barazimit të Napoli, firmosur nga Mertens, ndërsa kur u mbush një orë lojë, Lorenzo Insigne i çoi shifrat në 3-2.
Me humbjen 3-1 në ndeshjen e parë, Napoli nuk ia doli të kalojë në finale dhe “Zonja e vjetër” bëri atë që është mësuar të bëjë, të festojë.
KOHA JONË SONDAZH

