Kupa e Italisë/ Luhet sonte gjysmëfinalja e parë Milan-Inter

Kupa e Italisë futet në fazë vendimtare, me duelin Milan-Inter që premton spektakël në gjysmëfinalen e parë. Zikaltrit janë favorit, por futen në fushë me vetëdijen se kuqezinjtë kanë triumfuar në 2 nga 3 derbit gjatë këtij sezoni.
Të dyja skuadrat synojnë të marrin një rezultat pozitiv në aktin e parë, ndërkohë qëndeshja e kthimit do të vendosë më pas për ekipin që do të sfidojë një mes Bolognës dhe Emnpolit në finalen e madhe.
Milani i gëzohet rikthimit të Leao nga minuta e parë, ndërkohë që së bashku me të në sulm pritet të jetë Abraham. Interi nga tjetër rigjen Bastonin në mbrojtje pas skualifikimit në kampionat, por nuk do të ketë Asllanin e pezulluar për shkak kartonësh. /R.Lika-Koha Jonë/