Kupa e Italisë, përballja shqiptare Gjimshiti-Zhegrova

Nuk janë të pakta rastet kur shqiptarët ”ndeshen” në fushë si rivalë. Është Atalanta që mposhti Genoa me rezultat 4:0 dhe siguroi çerekfinalen e Kupës së Italisë në futboll. Golat për skuadrën nga Bergamo i shënuan Berat Gjimshiti (19’) Marten De Roon (54’), Mario Pashaliq (81’), Honest Ahanor në minutën e dytë të kohë shtesë.

Kështu që Atalanta në çerekfinale do të takohet me Juventusin për të cilin luan Edon Zhegrova. Takimet do të zhvillohen më 4 dhe 11 shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë janë planifikuar për 4 mars (ndeshja e parë) dhe 22 prill (ndeshja e dytë). Finalja është planifikuar për datën 13 maj 2026, sipas traditës në stadiumin Olimpik në Romë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?