Kupa e Ligës, kualifikohen Liverpul dhe Arsenal

Liverpul fiton ne Totenham me rezultatin 2-1.

Daniel Starrixh shënoi nje dygolesh per llogari te te kuqve, ne ndeshjen per te siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Ligës.

Të dy skuadrat u paraqitën me shumë të rinj në formacion, si mbrojtësi 18 vjeçar Aleksander-Arnold për Liverpulin apo Nkudu dhe Karter-Vikers për Totenhemin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Starrixh kaloi ekipin e Klop në avantazh në minutën e 9, ndërsa dyfishoi shifrat në minutën e 64
. Ai kishte mundësinë të shënonte edhe golin e tretë në fundin e sfidës, pasi Jansen kishte shkurtuar shifrat me penallti, por gjuajtja e tij u ndal nga traversa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në turin tjetër ka kaluar edhe Arsenali, që ka mundur qetësisht Riding me rezultatin 2-0.
Sigurisht që Venger u kishte dhënë hapësirë të rinjve, por ishte “veterani” Oksleid-Çambërlein ai që shënoi golin e avantazhit.

Mesfushori realizoi edhe të dytin pas devijimit të një mbrojtësi në minutën e 78, duke vulosur kalimin e turit.

Ndërkaq, Njukasëlli i Rafa Benitez shkatërroi me shifrat 6-0 ekipin e Preston, Hall mundi Bristol me shifrat 2-1 kurse Lids eliminoi Noruiç falë gjuajtjeve të penalltive

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?