Kupa e mbretit- Barça thyen Societadin, Atletiko thuajse i kualifikuar
Barcelona ka kryer një hap përpara në Kupën e Mbretit. Katalanasit mposhtën në transfertë Societadin me shifrat 1-0 falë një goli të Neymar. Ndërkohë Atletico e Madridit triumfoi 3-0 kundër Eibarit.
Barcelona ka vendosur një gur të rëndësishëm themeli drejt gjysmëfinaleve të Kupës se Mbretit. Skuadra katalanase triumfoi 1-0 në “Anoeta” ndaj Societadit dhe e sheh me mjaft optimizëm sfidën e kthimit në ” Camp Nou “.
Pas një fillimi jo të pasur me shanse të vërteta shënimi erdhi minuta e 19-të kur Neymar u pengua më zonë nga Elustondo duke fituar një 11 m. Goditjen e mori përsipër vetë braziliani dhe u tregua plotësisht i saktë.
Mjaft i qetë 24 -vjeçari, topi në njërin krah dhe Geronimo Rullin në anën tjetër. Përgjigjia e parë e vërtet për tu evidentuar e skuadrës nga San Sebastiani erdhi në fund të fraksionit kur goditja me kokë e Velës përfundoi jashtë. Në startin e segmentit të dytë Neymar pati shansin të dyfishonte por gaboi udhëheqjen e topit i vetëm me Rullin.
Numri 11 provoi edhe më vonë pa saktësinë e duhur. Më pas Societadi për pak e dhuroi golin por Rullin arriti të rekuperonte pozicionin duke dërguar në këndore një kthimi jo ideal të Navas. Rasti më i rrezikshëm për ekipin bashk erdhi nga një gjuajtje jo shumë e fortë e Berichiche që për pak pushoi në rrjetë. U mbyll me suksesin minimal 1-0 sfida e “Anoetës”. Rezultat që e afron Barçën me raundin gjysmë-final.
Nëse Barça është pranë, Atletico e Madridit thuajse e ka siguruar kualifikimin dume thyer 3-0 në ” Calderon ” Eibarin. Serinë e golave e hapi Antoine Griezmann efekt Një top i gjatë i Kokes u devijua në rrjetë nga francezi i cili shfrytëzoi edhe daljen pa studiuar të portierit Rodriguez. ” Rojiblancot” dyfishuan në pjesën e dytë me autor Correan efekt Carrasco këmbënguli dy herë dhe në topin e mbetut vakant u lëshua 21 vjecari argjentunas që e përcolli në rrjetë. Llogaritë i mbylli më pas Kevin Gameiro. Një rezultat që thuajse e ka mbyllir cështjen e kualifikimit për Atleticon pasi duket në kufijtë e të pamundurës kthimi i letrave në tryezë.
KOHA JONË SONDAZH

