Kupa e Shqipërisë/ Hidhet shorti, spikat derbi i kryeqytetit në fazën çerekfinale
Ditën e sotme është hedhur shorti i çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, pas përfundimit të fazës së 1/8-ave, ku tetë skuadrat e kualifikuara mësuan kundërshtarët e radhës. Ceremonia u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Goglat kanë rezervuar përballje mjaft interesante, me vëmendjen që shkon menjëherë te derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, një duel që pritet të dhurojë spektakël dhe rivalitet të fortë. Po aq delikate parashikohet edhe sfida mes Elbasanit dhe Partizanit, me të kuqtë që do të përballen me një nga surprizat e këtij sezoni.
Në çiftet e tjera, Teuta do të matë forcat me Egnatian, ndërsa Bylisi do të përballet me Vllazninë, dy ndeshje që premtojnë rivalitet dhe balancë.
Takimet çerekfinale do të luhen me sistem vajtje-ardhje. Ndeshjet e para janë programuar për më 11 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 4 mars. Duelet e para do të zhvillohen në fushën e skuadrave të vazos së dytë.
Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë:
Teuta – Egnatia
Tirana – Dinamo
Elbasani – Partizani
Bylis – Vllaznia
KOHA JONË SONDAZH

