Kuqezinjtë mbërrijnë në Francë, pritje e ngrohtë në ‘Perros Guirec’

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur paraditen e sotme në Francë, për Kampionatin Europian të futbollit, turne në të cilin ajo merr pjesë për herë të parë.

Lojtarët e kombëtares kanë zbritur në aeroportin e lokalitetit ‘Perros Guirec’, ku janë pritur nga gazetarë francezë dhe të tjerë të huaj.

Përfaqësuesja shqiptare do të qëndrojë në qytezën Lannior, ku do të pritet edhe nga autoritetet vendase. Mikpritja për kuqezinjtë duket e ngrohtë, pasi në rrugët e qytetit janë vendosur parrulla “Mirësevjen Shqipëri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritet që në orën 17:30, 23 lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Gianni de Biasi të bëjnë stërvitjen e parë në stadiumin e qytezës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?