Kuqezinjtë ruhen me makina të blinduara, ”zhduket” flamuri shqiptar

Shqipëria do të jetë nesër përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë më të madhe të besuarve të Sylvinhos për të siguruar vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026.

Ekipi Kombëtar mbërriti në Nish këtë të premte, aty ku u prit nga forca të shumta policore, të cilat shoqëruan skuadrën nga pista e uljes direkte në hotel.

Në orën 16:30, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën në konferencë për mediat, të cilët shprehën të njëjtin qëllim, fitoren kundër serbëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë seancës së fundit stërvitore në stadiumin “Duboçiça”, mungonte flamuri shqiptar, ndërsa forcat policore vijonin të rrethonin perimetrin e stadiumit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lëvizja e tyre bëhet me makina të blinduara. Forca të shumta policore i shoqerojnë në çdo hap.

Por në konferencën e shtypit të trajnerit shqioptar një episod i veçantë. Mediat serbe e përkthenin kastile gabim për të irrituar serbët, duke thënë fjalë që nuk i tha.

Përgjegjësi i Zyrës për Shtyp në Federatën Shqiptare të Futbollit, Fatjon Kodra, ndërhyri për të korrigjuar deformimet që po bëheshin në përkthimin e deklaratave të teknikut brazilian.

Gjatë transmetimit të deklaratave, Kodra vuri re se disa gazetarë serbë po transmetonin version të shtrembëruar të fjalëve të Sylvinhos, të cilët e theksonin se trajneri i Shqipërisë ulte skuadrën serbe. Ai kërkoi menjëherë që përkthimi të ishte i saktë dhe në përputhje me atë që trajneri kishte thënë realisht.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?