Kuqezinjtë startojnë me probleme grumbullimin e parë pas pushimeve të verës

Të pakta janë ngjarjet pozitive në këtë fundjavë startuese për disa lojtarë, mes tyre mund të vijojë golin e Myrto Uzunit në kampionatin amerikan. Armando Broja për të dytën ndeshje qëndroi në stol tek skuadra e tij Bërneli në fitoren 2-0 ndaj Sunderlandit.

Në një situatë edhe më pak të këndshme ndodhet Nedim Bajrami. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka parë trajnerin Rasëll Martin, që të marrë tjetër vendim drastik te Rejnxhërs. Trajneri i klubit skocez nuk e ka përfshirë Bajramin në ndeshjen e kampionatit, që Rejnxhërs zhvilloi ndaj St. Mirren.

Kjo është hera e dytë radhazi, që Bajrami nuk ndodhet në skuadër. Po ashtu edhe Ernest Muçi vazhdon të jetë kryefjalë në merkaton e Beshiktashit. Vazhdimisht zërat për të ardhmen e tij nga Turqia kanë ndryshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mungesa e tij ndaj Luzanës në transfertën e Ligës së Konferencës, ka bërë që të nisin sërish aludimet. Dhe pse version zyrtar për mungesën e tij ishte për shkak dëmtimi, në Turqi raportojnë se për Muçin ka sërish interes nga jashtë vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?